Më 3 dhjetor, u festua në Montreal, Kanada, 95 vjetori i Pavarësië së Shqipërisë. Për këtë ngjarje të shënuar në historinë e shqiptarëve komuniteti shqiptar i Kebekut në Montreal kishte zgjedhur restorantin «La belle Helène » në Laval. Në fakt festimi i festës së flamurit është kthyer në traditë në Montreal por këtë vit kishin marr masat që festa të ishte festë me të gjithë kuptimin e fjalës.
Në mbrëmje pëveç shqiptarëve nga Montreali dhe rrethinat për të festuar këtë ngjarje të shënuar për tê gjithë shqiptarët, ishte i pranishëm dhe ambasadori i Shqipërisë në Kanada, shkëlqesia e tij zoti Besnik Konçi, kryetari i shoqatës së shqiptarëve të Otavës zoti Fehmi Asllani dhe të tjerë. Në mbrëmje u ndodhe dhe një mik i veçant: kapurrali që ndodhet në kanada për një seancë trainimi.
Mbrëmja u drejtua me mjeshtri nga simpatikja Aulona Leskaj e ndihmuar nga Ajet Nuro. Në mbrëmje në emër të komunistetit shqiptar të Kebekut në Montreal foli zotu Lulzim Laloshi, kryetar i këtij komuniteti dhe një nga organizaorët kryesor të kêsaj mbrëmje festive. Folësi dhe të tjerë në mbrëmje foli për rëndësinë e 28 nëntorit për të gjithë shqiptarët dhe për atë që shqipatrët e Kosovës meritojnê pavarësinë e plotë dhe së shpejti ata do ta kenë atë. Siç tha edhe folësi, nuk ka rast tjetër si ky i shqiptarëve që një komb të ndahet nên pesë shtete tê ndryshme e me kufij mes tyre. Partaj e mori fjalën ambasadori i Shqipërisë në Ottawa, zoti Besnik Konçi pasi uroj të pranishmit për festën e flamurit, kujtoi se kombi ynë është i coptuar dhe shteti shqiptar i cunguar. Po pavarësia e Kosovês êshtë në rrugën e zgjidhjes. Nuk mund ti thjeshtojmë gjërat për pavarësinë e Kosovës theksoi zoti Konçi, duhet pranuar se pavarësia nuk është njê fjalë e thjeshtë dhe duhet punë për të evituar pengesat por e rëndêsishme êshtë që ajo është në rrugën të mbarë. 95 vjetori i Pavarësië përkon me 20 vjetorin e vendosjes së marrdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Kanadanë. Kohët e fundit marrëdhëniet e Shqipërisë me Kanadanë janë intensifikuar dhe vizitat e fundit të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë zonjës Topalli, Kryeministrit Berisha dhe ministrit të mbrojtjes Mediu do të ndikojnë në intensifikimin e këtyre marrdhënieve. Së shpejti do të vizioj Shqipërinë dhe kryetari i dhomës së lartë (Senati) së parlamentit kanadezë gjë që tregon se dhe Kanadaja po punon për thellimin e marrdhënieve dy palëshe.
Kanadaja gjithashtu është e pranishme të ekonominë shqiptare me investime në fusha të tilla si hidrokarburet dhe po punohet për të tërhequr edhe më shumë investime në Shqipëri.
Kapiteni Festim Alimadhi solli atmosferën e ushtrisë shqiptare. Prania e një ushtaraku shqiptar në festën e flamurit tregon se dhe shqiptarët tash janë të lidhur me struktarat ndërkombëtare si NATO etj. Dhe kapiteni kishte me se të krenohej përderisa kolegët e tij dhe vëllezrit tanë marrin pjesë në misione paqe në shumë vende të botës.
Kapiteni Festim Alimadhi solli atmosferën e ushtrisë shqiptare. Prania e një ushtaraku shqiptar në festën e flamurit tregon se dhe shqiptarët tash janë të lidhur me struktarat ndërkombëtare si NATO etj. Dhe kapiteni kishte me se të krenohej përderisa kolegët e tij dhe vëllezrit tanë marrin pjesë në misione paqe në shumë vende të botës.
Në mbrëmje ndodhej dhe kryetari i shoqatës shqitare për Otavën zoti Fehmi Asllani. Dua të theksoj këtu diçka. Zoti Asllani është njeri i palodhur dhe nuk vjenë për herë të parë në aktivitetet e shqiptarëve të Montrealit. Ai jo vetëm është i palodhur në Otava por inkurajon dhe shqiptarët e Montrealit. Otava ndodhet mbi dyqind kilometra nga Montreali dhe vetëm rruga është një sakrificë. Por dhe familja e tij nuk e lë vetëm. Pra faleminderit, mik, për vizitën dhe fjalët e ngrohta që na sollët në emrin e gjithë shqiptasrëve që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin e Kanadasë Otava.
Të pranishmit në sallë kënduan himnin kombëtar të Shqipërisë dhe atë të vendit pritës, Kanadasë.
Këngëtari Florent Nushi, është hera e dytë që vjenë në Montreal, këtë herë për të festuar me bashkëkombasit e vetë festën e flamurit. Florenti është nga Gjakova por unë mud të them se ai është nga ata shqiptarë që janë të adaptuar për të qenë nga të gjitha trojet shqiptare. Duke kënduar këngë për Ali Pashain ai bëhet padashur tepelenas. Por ai di të jetë korçar elbasanas pale shkodran… Jo shkodranët duhet të kenë ngelur veçanësisht të kënaqur sepse kërkesa e tyre muzikore u këndua me kitarë dhe u shoqërua nga shkodranë dhe jo shkodranë. Po nëse Florenti këndoi këngët e Jugut të Shqipërisë askush nuk ka dyshim që këngët me motive nga Kosova nuk munguan. Dhe e fundit, Florentu shoqërohej nga kolegu i tij Detar Sherifi që është nga Pogradeci. Pra muzikantët e mbrëmjes ishin nga Shqipëria e nesërme.
Surpriza e mbrëmjes. Mund ta them pa frikë se surpriza e mbrëmjes ishte këngëtarja Suela . Ajo këdoi një këngë anglisht-shqip të titulluar “far away” në anglisht dhe “parajsa” në shqip. Për këtë këngë ajo shoqërohej nga një këngëtar kanadez që në fund i entuziazmuar thirri “ I love your country !” Por kënga që bënë pjesë në albumin e saj të parë ishte vërtet e bukur dhe ritmike. Ajo tingëlonte bukur si në shqip dhe në anglisht. Mbajeni pra mend emrin e Suelës sepse do t’ju bëjë për vehte. Shqiptarët që u ndodhën në sallë pra në natën e 3 dhjetorit nuk besoj se do ta harrojnë Suelën.
Surpriza tjetër është faqja e re në internet e komunitetit shqiptar të Kebekut në Montreal. Ajo gjendet në adresën bashkesia.com
Në mbrëmje nuk kishte të pranishëm nga metropoli kanades, Toronto por ata na kishin bërë nj¸e dhuratë të veçantë. Nga Torono na kishin dërguar shumë kopje të gazetës JON që del në Toronto. Për më tepër, botuesit e gazetës i ofrojnë komunitetit shqiptar një apo dy faqe hapsirë në gazetën JON. Së dyti, në mbrëmje u njoftua se dy producebt shqiptar nga Toronto kanë xhiruar jnë film ku mes të tejrëve lusn i mirënjohuri Timo Flloko si dhe një artist hollivudien.
Paradoksi i shqiptarëve të Montrealit. Në mbrëmje u bë dhe hedhja e një shorti për një televizor. Organizatorët kishin menduar edhe për mbledhjen e informatave për shqiptarët e komunitetit shqiptar të Kebekut në Montreal. Paradoksi qendron ne faktin se, nëse shqiptarëve të Montrealit u qajnë sytë për tu dëfryer ata e kanë jnë të metë të vogël. Kjo ndoshta për të prishur syrin e keq... Këtë shqetësim e shprehu një nga oprganizatorët e mbrëmjes; anëtarësimin dhe përfshirjen e shqiptarëve në komunitetin shqiptar sepse vetëm kështu do u shkohet gjer në fund prejekteve që ka marr përsipër komuniteti. Ai u kërkoi bashkathatdhetarëve të vetë të anëtarësohen në komunitetin shqiptar të Montrealit dhe të aktivizohen në të.
Paradoksi i shqiptarëve të Montrealit. Në mbrëmje u bë dhe hedhja e një shorti për një televizor. Organizatorët kishin menduar edhe për mbledhjen e informatave për shqiptarët e komunitetit shqiptar të Kebekut në Montreal. Paradoksi qendron ne faktin se, nëse shqiptarëve të Montrealit u qajnë sytë për tu dëfryer ata e kanë jnë të metë të vogël. Kjo ndoshta për të prishur syrin e keq... Këtë shqetësim e shprehu një nga oprganizatorët e mbrëmjes; anëtarësimin dhe përfshirjen e shqiptarëve në komunitetin shqiptar sepse vetëm kështu do u shkohet gjer në fund prejekteve që ka marr përsipër komuniteti. Ai u kërkoi bashkathatdhetarëve të vetë të anëtarësohen në komunitetin shqiptar të Montrealit dhe të aktivizohen në të.
Duke u nisur nga entuziazmi i mbrëmjes së flamurit mund të themi pa frikë se komuniteti shqiptar i Montrealit nuk do të presi vitin tjetër për të festuar festën e flamurit. Aktivitete të tjera e presin në të ardhmen e afërt. Sepse jo më kot shqiptarët e Montrealit pretendojnë të jenë një nga komunitetet shqiptare më gjallë në Amerikën e Veriut.
Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
No comments:
Post a Comment