Konference
e Dytë Ndërkombëtare për “Shqiptarët në Malin e Zi”
SHQIPTARËT
Në Mal të Zi:
Politika
e Shumicës ndaj Pakicës gjatë Kalimit në Demokraci
Rochester, Michigan, më 1 Nëntor, 2014
– Konferenca e Dytë Ndërkombëtare mbi “Shqiptarët në Mal të Zi” përfundoi sot në
Universitetin e Oakland me një paraqitje historike të kërkimeve shkencore. E
organizuar nën përkujdesjen e me mbështetjen e Departamentit të Shkencave
Politike dhe të Programit të Studimeve Ndërkombëtare, së bashku me disa Shoqata
Shqiptaro-Amerikane, në zhvillimet e kësaj konferencë morën pjesë studenta,
shkollarë, udhëheqës të bashkësisë Shqiptaro-Amerikane, figura të spikatura të
biznesit dhe të politikës nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Europa.
Konferenca e këtij viti
mblodhi bashkë kërkues nga fushat e ndryshme të studimit, të së drejtës ndërkombëtare
e të qeverisjes, që u bënë bashkë me analizue dhe vlerësue problemet e cështjet
që janë të pazgjidhura tash sa kohë dhe që preokuppojnë Shqiptarët në Mal të
Zi. Që nga folësit kryesorë tek nuk numri i madh i propozimeve për pjesëmarrje
që u paraqitën, Konferenca përfoundoi me sukses të plotë. Duke ndërtuar mbi
konferencën e parë të zhvilluar në NYU në vitin 2012, kjo konferencë vazhdon
t’iu ofrojë shkollarëve, kërkuesve e studjuesve mundësinë për me paraqitë e me
diskutue problemet e shumta lidhur me politikat e dështuara të Malit të Zi për
të përfshirë dhe për të trajtuar sin duhet edhe pakicën Shqiptare që jeton në
trojet e veta.
Në konferencë u paraqitën
kërkime që provojnë se bashkësia shqiptare në Mal të Zi vazhdon të viktimizohet
nga poltiikat shtetërore malazese që synojnë asimilimin e tyre të dhunshëm dhe
emigrimin përmes mundësive të kufizuara për edukim e punësim, prapambetje e qëllimte
ekonomike, mungesë e decentralizimit të qeverisjes dhe programeve të tjera
qeverisëse që kanë si synim që të mbysin e zhdukin gjuhën, kulturën dhe trashëgimninë
shqiptare. Paraqitësit demonstruan me sukses se si shumë nga premtimet e
angazhimet e Malit të Zi për të mbrojtur pakicat nuk janë zbatuar dhe nuk janë
përkthyer apo përfshirë në legjislacionin e Malit të Zi apo në politikat që
ndiqen. Si rezultat, të dhënat konfirmojnë se frika e shqiptarëve se vendi i
tyre ne një “bashkim” të Malit të Zi me Europën, nuk do ta përmirësojë statusin
e tyre të ardhshëm është legjtiime. Po ashtu, kjo konfirmoi frikën e tyre se këto
objektiva do të arrihen përmes një programi të premtimeve e flajëve boshe të
cilat do të fshehin realitetin e shkeljes së lirive të njeriut dhe të drejtave
të barabarta, deri sat ë arrihet në pikën që popullsia etnike shqiptare nuk do
të jetë më factor me peshë në politikën e Malit të Zi.
Konferenca paraqiti dy punime kryesore nga profesorët Viktor
N. Ivezaj dhe Shinasi A. Rama, si dhe një numër të ndjeshëm paraqitjesh nga folësit
që diskutuan mbi një numër problemesh e cështjesh lidhur me identitetin e
shqiptarëve, politikat e pakicës, dhe influencat e huaja dhe shtetet amë.
Mbas fjalës mirëseardhëse nga profesor Paul Kubicek dhe
profesor Ivezaj, Dr. Shinasi Rama (NYU) analizoi evolucionin e identitetit të
malaziasve dhe duke sjelle evidencë historike argumentoi se malaziasit janë një
grup etnik kompleks që kishin dy elemente të përbashkëta, luftën kundër Otomanëve
dhe fenë ortodokse. Mirëpo, Në rrogën e shndrrimit të tyre ne komb, ata nuk u bënë
një etni, por ata u lidhën me idene e shtetit, dhe në këtë process të zgjerimit
të shtetit, por edhe gjatë pavarësisë e më pas, ata nuk janë ndalur asnjeherë
nga përpjekja për të spastruar pakicat e ndryshme. Tani, shteti Malazes, po
rreket të ndërtojë kombësinë dhe etninë malazese duke bërë një përpjekje të
madhe për ti asimiluar të tjerët në kombësinë malaziase. Në rastin e shqiptarëve
që nuk ndajnë me ta as fenë, as traditat, as lidhjen me shtetin, e as gjuhën,
rruga që po ndiqet është përcaj e sundo, asimilimi e përjashtimi i studjuar përmes
emigrimit etj. cka edhe ka pasoja të rënda për ta si pakicë që jeton në trojet
e veta, ashtu dhe për Malin e Zi evtë radhmen e tij demokratike.
Profesor Viktor Ivezaj (WSU) paraqit një teori të dyfishtë
dhe argumentoi se diskriminimi etnik I shqiptarëve në Mal të Zi është pasojë e
“polarizimit etnik” një metodë e përdorur
nga shteti dhe që nuk është rezultat I urrejtjeve të vjetra etnike, sic
paraqitet në literaturë. Profesor Ivezaj, thotë se në së kjo politikë e
polazimit etnik nuk ndalohet, atëherë pakica shqiptare në Mal të Zi do të
vazhdojë që të ushqejë një qëndrim negative ndaj shtetit, dicka që kur të
shprehet publikisht do ta kapë Malin e Zi në befasi dhe do të pasoja negative për
zhvillimet shoqërore, politike dhe ekonomike në atë shtet.
Dr. Nail Draga (Qendra Kulturore, Ulqin) ofroi një analizë të
vecantë e të thelluar të regjistrimeve të popullsisë të bëra në Malin e Zi në
periudhën 1948-2011. Ai paraqiti të dhëna të pakontestueshme se numrat e
popullsisë zyrtare të Malit të Zi, nuk e pasqyrojnë si duket gjendjen e
popullsisë aktuale. Duke vënë në dukje të meta e gabime në mbledhjen, analizmin
e raportimin e të dhënave, Dr. Draga argumenton se gjithcka tregon se metodklogjia
e përdorur nga Zyra e Regjistrimti të Popullsisë në Mal të Zi synon që të zvogëlojë
numrin e poipullsisë shqiptare deri në atë pikë sa ata të kthehen në një factor
krejt të parëndësishëm politik.
Doktorante Agata Biernat (Nicolaus Copernicus University, Turin
Poland) në punimin e saj analizoi politikat e vetëqeverisjes në rajonin e Malësisë.
Në këtë Punim, ajo shpejgoi dhe paraqiti metodat e ndjekura nga shqiptarët për
të influencuar sistemin politik në Mal të Zi për me arritë qëllimet e tyr edhe me
e rivendosë komunën e Tuzit.
Dr. Sabina Osmanovic (Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti
i Tiranës) paraqiti një analizë të mbështetur në një pyetësor që ajo e kishtë
mbledhur rajonet e banuara me shqiptarë të Malit të Zi. Në analizën e saj, Dr.
Osmanovic sqaroi se si një numër pyetjesh dhe përgjigjet e dhëna hedhin një
dritë të re mbi pritshmëritë e shqiptarëve para referendumit për pavarësinë dhe
perceptimet e tyre mbas pavarësisë. Duke krahasuar përmes një numri të ndjeshëm
pyetjesh (a) premtimet që Malazesët kishin bërë para referendumit për pavarësi
në vitin 2006 dhe (b) përgjigjet e tyre se sa kishte arritur Mali i Zit ë përmbushte
këto premtime tetë vjet më vonë, në vitin 2014, dr. Osmanovic argumentoi se
shqiptarët janë të diskriminuar dhe të pa integruar si duhet në të gjithë
sferat e jetës ekonomike, politike dhe shoqërore dhe, cka është më ë erëndëishme,
Mali i Zi, nuk e ka mbajtur premtimin për një të ardhme më të mirë e të
barabartë për të gjtihë shqiptarët.
Dr. Angjell Gojcaj (Universiteti i Shkodrës) paraqiti një
analizë bashkëkohore të politikave sociale dhe shtetërore diskriminuese që
tashmë janë tkonsistente në kohë të ndjekur nga qeveria e Malit të Zi. Duke
ndjekur një ligjikë institucionaliste, Dr. Gojcaj, u përqëndrua në tre llojet e
ndryshme të drejtave të pakicës shqiptare – e drejta e simboleve kombëtare, e
drejta e përfaqësimit politik, dhe e drejta e punësimit. Duke u mbështetur në
statutet e të konvetat e të drejtës ndërkombëtare, mongrafitë dhe raportet e
ndryshme të paraqitur, ai e provoi në mënyrë të pakundërshtueshme praninë e
trajtimit diskriminues të shqiptarëve dhe të grupimeve të ndryshme që përfaqësojnë
shqiptarët në Mal të Zi.
Doktorant Grid Rroji (CUNY) ekzaminoi efektet e mbështetjes
së vakët të shtetit shqiptar për të drejtat e pakicës etnike shqiptare në Mal të
Zi, si dhe pasojat që ka pasur kjo sjellje për stabilitetin rajonal dhe sigurinë.
Rroji, mbeshteti argumentin se përkeqësimi i të drejtave njerëzore në Mal të
Zi, së bashku me mungesën e mbështetjes së Shqipërisë për pakicat kombëtare
shqiptare në shtetet fqinjë, paraqet një rrezimk të vazhdueshëm për të ardhmen
e shqiptarëve por edhe për stabilitetin e Malit të Zi dhe sigurinë rajonale.
Profesor Paul Kubicek (Universiteti Oakland) vlerësoi rolin
e Bashkimit Europian në lidhje me statusin e shqiptarëve etnikë në Mal të Zi.
Duke e ndjekur këtë rol nga këndvështrimi i të drejtave të minoriteteve, si dhe
duke ndjekur qasjet e shqiptarëve ndaj BE dhe Malit të Zi, Prof. Kubicek, ofroi
një listë të prioriteteve dhe bëri disa sugjerime të vyeshme se cilat rrugë
duheshin ndjekur për të siguruar që qeveria e Malit të zi dhe strukturat e
tjera, si dhe shoqëria civile t’i respektonin të drejtat e shqiptarëve. Ai
argumentoi se megjithëse Mali i Zi dukej sikur i respektonte te drejtat e
shqiptarëve, në fakt gjendja ishte tjetër, dhe se ka shumë problem të lidhura
me të drejtat e minoriteteve të cilat duhet të adresohen nga Mali i Zi përpara
se ky shtet të bëhet i gatshëm për t’u integruar në Bashkimin europian.
Profesor Shinasi Rama analizoi rolin e diasporës shqiptare
nga Mali i Zi dhe tregoi cilat janë ndjekur nga kjo diasporë për të ndikuar në
administratën amerikane dhe në organizatat e tjera. Duke shpjeguar rolin në
rritje të diasporës, Prof. Rama e vuri theksin tek roli në rritje i diasporës për
kushtëzimin e sjelljes së politikanëve dhe ndërgjegjësimin e bashkësisë
shqiptaro-amerikane, si dhe në ndërtimin e strukturave që po punojnë me
administratën e më shoqërinë civile për të përcuar e sqaruar gjendjen e
shqiptarëve në Mal të Zi.
Disa organizata Shqiptaro-Amerikane e mbështetën dhe morën
pjesë në konferencën e këtij viti përfshirë këtu fondacionin “Plavë-Guci,”
Shoqatën Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe” dhe Shoqatën Shqiptaro-Amerikane
“Ana e Malit”. Mbështetësit që nuk mundën
të vinin por që i kontribuan mbarëvajtjes së konferëncës ishin fondi humanitar
“Malësia”, Fondacioni “Ded Gjon Luli”, Fondacioni “Dom Simon Filipaj” dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane,“Kraja”.
Konferenca e vitit 2014 ka përfunduar dhe redaktorët po
punojnë që të botojnë një libër që të përfshijë të gjithë punimet e paraqitura
në këtë konferencë. Për me tëpër, Komiteti Organizues, po përgatitet që të
organizojë Konferncën e tretë në Mal të Zi, në vitin 2016. Kjo do të koincidojë
me 10 vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi dhe qëllimi i saj është që të shihet
më qartë gjendja e shqiptarëve dhjetë vjet mbas pavarësisë së Malit të Zi, si
dhe hedhja dritë mbi problemet shoqërore e politike që shqetësojnë shqiptarët.
Në fakt, je kemi filluar të kontaktojmë kolegët nga Mali i Zi, Shqipëria, SHBA,
UK, dhe Kosova për të siguruar që konferenca e vitit 2016 do të jetë një sukses
i plotë.
Komiteti Organizues dëshëron të falënderojë të gjithë ata që
e bënë këtë konferencë një sukses të merituar dhe në vecanti, paraqitësit,
Shoqatat Shqiptaro-Amerikane, dhe Organizatën e Studentëve Shqiptaro-Amerikanë.
Urojmë që të takohemi sërish në vitin 2016!