Tuesday, March 30, 2010

Në Tiranë studentët protestojnë para ambasadës greke


Tiranë, 29 mars - Me flamuj shqiptarë, këngë patriotike studentë nga veriu në jug janë bashkuar sot në Tiranë për të protestuar në lidhje me skandalin e ushtrisë greke ku gjatë paradës kombëtare kanë lëshuar thirrje antishqiptare dhe antimaqedonase.

Studentë të universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër dhe të universitetit Ismail Qemali në Vlorë janë vendosur sot rreth orës 13.00 për të protestuar para ambasadës greke në Tiranë.

Të veshur me bluza të kuqe me simbolin e shqiponjës së zezë, duke valëvitur flamurin shqiptar dhe duke kënduar këngë patriotike të rinjtë shqiptarë kanë marshuar paqësisht përgjatë ambasadës greke.

Fillimisht studentët e universitetit Luigj Gurakuqi në qytetin e Shkodrës janë mbledhur sot paradite para rektoratit të universitetit dhe më pas me flamuj shqiptarë në duar dhe në shpatulla kanë marshuar nëpër rrugët kryesore të qytetit për tu ndalur në sheshin “Luigj Gurakuqi”.

Të rinjtë janë ndalur në rreth rrotullimin, (kur dikur ka qenë busti i 5 heronjve te Vigut, sot është ndërtuar një shatërvan) ku valëviten flamujt e të gjithë vendeve anëtare të NATO-s.

Në shenjë proteste studentët kanë hequr flamurin grek nga grupi i flamujve të NATO-s dhe i kanë vënë flakën.

“Shpirti ynë atdhetar na thirri të bashkohemi në një protestë të organizuar nga vetë ne. Nuk lejojmë fyerje raciste kundër shqiptarëve. Është e disata herë që në Greqi ofendohet dhe shahet kombi ynë. .. Ne duhet të reagojmë”- deklaroi një protestues për mikrofonin e NEWS24. Protestuesi mbante mbi shpatulla flamurin shqiptar.
Studentët paralajmëruan se protestat nuk do të ndalet por do të vazhdojë sot në kryeqytet. Sipas organizatorëve në orën 13.00 protesta do të zhvillohet para ambasadës greke.

Dy ditë më parë disa të rinj në qytetin e Burrelit dogjën flamurin grek në shenjë proteste. Një protestë e tillë u zhvillua dhe nga studentët e universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës.

Një tjetër protestë e organizuar nga lëvizja Mjaft, Çamëria dhe PDU, u zhvillua të shtunën e kaluar para ambasadës greke si reagim ndaj videos skandal./NOA/

Digjen flamuj grekë në Gjilan

Gjlan, 29 mars - Në shenjë pakënaqësie me provokimet dhe fyerjet e ushtrisë greke ndaj shqiptarëve, disa të rinjë gjilanas, në mbrëmjen e të hënës janë mbledhur para

Teatrit të Qytetit dhe kanë djegur disa flamuj grekë. Djegien e flamujve grekë në platonë e Teatrit të Qytetit e ka konfirmar edhe Policia e Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë së

Kosovës (PK) për rajonin e Gjilant, togeri Ismet Hashani, ka thënë se rreth 15 të rinj gjilanas, duke përfshirë edhe veteranë të UÇK-së, kanë djegur diss flamuj grekë.

Hashani bëri të ditur se nuk ka pasur incidente tjera dhe as fyerje në baza etnike. /NOA/