Thursday, October 04, 2007

“NJE DITE PER KOSOVEN”


Përshëndetje të dashur Bashkatdhetar!

Organizata mbarë shqiptare “Gjenerata Re Shqiptare” (që administron dhe portalin studenti/alb) në bashkëpunim me shoqaten studentore të qytetit të Modenës Egnatia.
Do të organizoj në qytetin Modena-itali aktivitetin “NJE DITE PER KOSOVEN”. Me këtë aktivitet, dëshirojmë të ndihmojmë sadopak në njohjen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur dhe demokratik.Ndihma e secili prej jush mund të konstatoj duke na ndihmuar me materile të ndryshme, të cilat do tëppërdoren në ditën e aktivitetit, ku do të ruhet me rigorizitet e drejta e autorit.

Ju lutemi të na ndihmoni nëse e ndjeni se kjo nismë është një rrugë e drejtë për të ndihmuar vëllezërit tanë kosovarë.

Materialet mund të kenë të bëjnë me historinë, shtrirjen gjeografike, aktualitetin, poezi, ese, etj.
Do të mundohemi që shumicën e tyre t’i përkthejmë në gjuhën italiane, duke pasur përkrah dhe atë shqip.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin!

GJENERATA RE SHQIPTARE/ITALI

2 comments:

Anonymous said...

une e kam vizituar kosoven dhe eshte fantastike

lejda said...

kosova eshte shume e bukur