Monday, October 24, 2011

Mali i Zi i kënaqur me raportin e përparimit të KE-së


Komisioni Evropian (KE) rekomandoi në raportin e tij të përparimit të mërkurën (12 tetor) që Mali i Zi të fillojë bisedimet për anëtarësimin në BE, duke thënë se vendi arriti përparim të kënaqshëm në reformat politike dhe institucionale.

KE vuri në dukje përparim në të gjitha fushat, duke bërë që Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Stefan Fyle të njoftojë se asnjë vend anëtar i BE-së nuk do t'i shmangej miratimit të fillimit të bisedimeve me Malin e Zi.

Qeveria e Malit të Zi dhe e gjithë opozita përshëndetën rekomandimin e KE-së.

"Ky është një hap i madh drejt nxitjes kolektive dhe të unifikuar të mjedisit për reformat. U krijua së pari nga strukturat në pushtet për të forcuar pushtetin e tyre ndaj një opozite konservatore e nacionaliste, por është bërë një mjet kryesor për demokratizimin e mëtejshëm dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit," tha Presidenti i Lëvizjes Evropiane Momçillo Raduloviç.

Vendimi i KE-së do të jetë përfundimtar nëse konfirmohet nga udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së në dhjetor.

Pasi Kroacia të përfundojë bisedimet e saj me BE, Mali i Zi do të jetë vendi i vetëm ballkanik në fazën përfundimtare megjithatë më kërkues, të pranimit në BE.

Sipas analistëve, një status i tillë do të mbështesë reformat në vend, duke detyruar qeverinë që të trajtojë çështje në të cilat përndryshe mund të ngurrojë.

Ngurrimi veçanërisht shtrihet në shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Ndërsa reformat e ndërmarra forcojnë arritjet në këto fusha, Mali i Zi duhet të bëjë përparim të mëtejshëm, duke përfshirë forcimin e kapacitetit të administratës e kontrollit të shtetit, si dhe lidhur me lirinë e medias.

KE i kërkoi parlamentit që të mbikqyrë më mirë punën e qeverisë, veçanërisht nëpërmjet marrjes së shpeshtë në pyetje të ministrave për të lejuar opozitën që të fillojë seanca.

Raduloviçi shpjegoi se procesi i bisedimeve i BE-së lejon gjithashtu më shumë vend për ndërhyrje nga jashtë për të trajtuar parregullsitë e sistemeve të pushtetit të Malit të Zi.

"Kjo do të hapë hapësirë shtesë për presionin demokratik e të reformave si nga institucionet e BE-së, ashtu edhe nga vendet anëtare të BE mbi strukturat dhe institucionet në pushtet në Malin e Zi për të vazhduar me përpjekje shtesë," tha Raduloviçi për SETimes.

Ai argumenton se ata që ndërpresin këtë proces të konsolidimit institucional e demokratik do të përballen me presionin e fortë vendas nga publiku i përgjithshëm dhe ekspertët, si dhe nga faktorë të ndryshëm të BE-së dhe të tjerë ndërkombëtarë.

Fyle shpjegoi se BE do të nisë një metodë të re në bisedimet e tij me Malin e Zi.

Ai do të jetë i pari që do të diskutojë mbi Kapitullin 23, që i referohet shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së shprehjes dhe rezultateve të dukshme në luftën kundër krimit e korrupsionit. Kapitulli do të jetë i pari në rendin e ditës dhe do të mbyllet i fundit.

"Rekomandimi i KE-së për Malin e Zi për datën e bisedimeve është shumë mbështetës për procesin e mëtejshëm të demokratizimit e evropianizimit të vendit," tha për SETimes përfaqësuesja e Qendrës për Edukimin Qytetar Daliborka Uljareviç.

Uljareviçi shpjegoi se metoda e Brukselit për bisedimet -- e kushtëzuar nga përparimi dhe rezultatat konkrete -- është shumë i dobishëm.

"E gjithë kjo do të bëjë komunikim intensiv me Brukselin, por do të pakësojë gjithashtu manipulimin. ... BE do të mbikqyrë nga afër qeverinë tonë, e cila do të jetë e detyruar të ndërmarrë më shumë rezultate të dukëshme e konkrete, sepse presioni i brendshëm për reformat do të mbështetetet me presionin e BE-së."

Por jo gjithkush e përqafoi raportin e KE-së. Anëtari i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian Boris Raoniç tha se rekomandimi nuk është ndonjë arsye për eufori.

"Forcimi i aftësive administrative nuk do të jetë i lehtë," tha Raoniçi për SETimes.

Nga Nedjeljko Rudoviç për Southeast European Times në Podgoricë -- 14/10/11



Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.

6 comments:

Free Malësia said...

The European Commission (EC) recommended in its progress report Wednesday (October 12th) that Montenegro open negotiations for EU membership, saying the country achieved satisfactory progress in political and institutional reforms.

The EC noted progress in all areas, prompting EU Enlargement Commissioner Stefan Fule to announce that no EU member state would avoid approving the start of negotiations with Montenegro.

Montenegro's government and the entire opposition hailed the EC recommendation.

"This is a big step towards the collective and unified fostering of the environment for reforms. It was initially created by ruling structures to fortify their power against a conservative and nationalistic opposition, but it has become a principal tool for further democratisation and the fight against organised crime and corruption," European Movement President Momcilo Radulovic said.

The EC decision will be final if it is confirmed by leaders the 27 EU-member states in December.

After Croatia completes its negotiations with the EU, Montenegro will be the only Balkan country in the final, yet most demanding stage of EU accession.

According to analysts, such a status will support domestic reforms, compelling the government to tackle issues on which it otherwise might hesitate.

The hesitancy particularly extends to the rule of law, independence of the judiciary and the fight against corruption and organised crime.

While the undertaken reforms strengthen gains in these areas, Montenegro must make further progress, including in strengthening the capacity of the administration and the state audit, as well as regarding freedom of the media.

The EC urged parliament to better supervise the work of the government, especially through frequent questioning of ministers so as to allow the opposition to initiate hearings.

Radulovic explained that the EU negotiation process is also allowing greater room for intervention from abroad to address Montenegro's power systems' irregularities.

"This will open additional space for democratic and reform pressure from both EU institutions and EU member states on the ruling structures and institutions in Montenegro to continue with additional efforts," Radulovic told SETimes.

He argues that those who interrupt this process of institutional and democratic consolidation will face strong domestic pressure from the general public and experts, as well as from various EU and other international factors.

Fule explained that the EU will start a new approach in its negotiations with Montenegro.

It will be the first to negotiate Chapter 23, referring to the rule of law, independence of the judiciary, freedom of speech, and visible results in the fight against crime and corruption. The chapter will be the first on the agenda and will be closed last.

"The EC recommendation to Montenegro to the date of the negotiations is very supportive of the further process of democratisation and Europeanisation of the country," Centre for Civic Education representative Daliborka Uljarevic told SETimes.

Free Malësia said...

Uljarevic explained that Brussels' approach to negotiations -- conditioned by progress and concrete results -- is very useful.

"All this will make intensive communication with Brussels, but also narrow down manipulation. ... The EU will closely monitor our government, which will be obliged to undertake more concrete and visible results because the internal pressure for reforms will be supported with EU pressure."

But not everybody embraced the EC report. National Council for European Integration member Boris Raonic said the recommendation is no reason for euphoria.

"The strengthening of administrative capacities will not be easy," Raonic told SETimes.

This content was commissioned for SETimes.com.

Anonymous said...

What ... minority rights are crisp and clean these days?

Anonymous said...

Montenegro will oppress minorities’ civil rights, will continue to violate their rights and get admitted to the EU. The Albanians in Montenegro, as we all know, do not enjoy their basic civic and human rights. This European admission doesn’t help Albanians at all! Before Montenegro gets admitted to the union, they will make sure to strip from all their rights- paving the road for their assimilation.

Anonymous said...

So what are you doing about it buddy?

Anonymous said...

...waiting for Malesors in Malesia to do something, so I can join them. They do not like our political formula to solve their Societal challenges.