Wednesday, May 23, 2007

Vizita e Bushit në Shqipëri, ta presim si mik apo…


Nuk do të desha të përdor në titullin e këtij shkrimi antonimin e fjalës mik. Nuk ka dyshim se ne shqiptarët dimë ti presim miqtë dhe duhet thënë se shquhemi për mikëpritje. Por duke qenë se sapo u ktheva nga një vizitë në Shqipëri më duhet të hedh nja dy mendime rreth vizitës së Bushit në Shqipëri.

Gjatë vizitës së sipërpërmendur në Shqipëri, në biseda me njerëz të thjeshtë dëgjoja shprehje ku ironizohej presidenti amerikan, por tek tuk edhe shprehje që në sos bartnin urrejtje të paktën nuk ishin dashamirëse. Në shoqëritë demokratike kjo gjë është mëse normale. Por, më duket paksa e tepëruar që ne shqiptarët, pasi që nuk kemi kurajon e duhur të ndryshojmë diçka në sjelljen e klasës sonë politike që është përgjegjësja kryesore e prapambetjes së pashoqe të Shqipërisë, kalojmë në derogacion, në shfryrje dufi tek njeriu më i fuqishëm (politikisht…) i planetit. Ja pra, presidenti i Amerikës bëhet tabelë qitjeje dhe duhet të presi gjithë ato atë çka nuk kemi guximin tua themi dot politikanëve tanë.

Vizita e Bushit e një rëndëse të jashtzakonshme

Vizitës e Xhorxh Bushit në Shqipëri nuk iu bë ndonjë jehonë e madhe në Shqipëri. Përveç faktit se kush do ta shoqëronte zonjën e parë amerikane. Duhet thënë se veç vizitës së Papa Gjon Palit të dytë në vitin 1994 asnjë vizitë tjetër zyrtare apo private nuk ngjitet dot në lartësinë e vizitës së presidentit Bush. Që nga viti 1990, të gjithë kryeministrat dhe presidentët shqiptarë kanë tentuar të ndjellin një president amerikanë të vizitojë Shqipërinë por...Ndonjëherë të duket normale që një njeri që duhet të mendoj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por dhe për shtetet e botës të mos i bier radha të vizitoj një shtet prej tre milionë e gjysëm banorësh dhe ja që shorti apo rëndësia e Shqipërisë bënë që Bus! ! h të thotë “më 10 qershor 2007 do jem në Tiranë”.

Si duhet pritur Xhorxh Bush ?

Zyrtarisht. Oh, zyrtarisht buzëqeshjet janë gati dhe janë testuar kushedi sa herë. Rezultati ? Pozitiv. Pas takimeve një deklaratë për atë çafarë u diskutua ( jo të gjitha ...) Betime për miqësi të sinqertë etj etj.

Jo zyrtarisht ? Kjo përbënë diferencën. Ka dy skenare. Së pari: Ne shqiptarët të rivishemi me iternacionalizmën proletar që na ka mësuar ish partia në pushtet për 53 vjetë. Ka plotë çështje që mund të rregullojmë duke protestuar kundër vizitës së Bushit në Shqipëri. Ndër to le të përmendim çështjen e Irakut, Palestinës, një pjesë e problemeve të Afrikës etj. A nuk e presin Bushin me protesta në shumë vende të Amerikës Latine apo në rajone të tjera të botës ? Kështu do të kemi rastin të na botohet ndonjë artikull në gazetat e vendeve të interesuara e ndër to edhe në Korenë e Veriut.

Së dyti: Ne shqiptarët do të kemi rastin ta presim presidentin amerikanë jo si Xhorxh W. Bush por thjesht si mik. Ta presim si përfaqësuesin e demokracisë më të fuqeshme të botës që fati e solli të jetë dhe aleati ynë në çështjen tonë kombëtare. Le ta presim si të ishte i ati i tij, si të ishte Klinton por edhe për atë çka përfaqëson Ai vetë. Le ti jemi mirënjohës Amerikës për atë çfarë ka bërë, për atë që po bënë dhe mbi të gjitha për atë që do të bëjë për çështjen tonë kombëtare. Se çfarë do thuhet në takimet kokë më kokë mes politikanëe ka pak rëndësi. Ajo që ka rëndësi për ne dhe që ne duhet tua transmetojmë amerikanëve më 10 qershor është mirënjohja jonë ndaj! ! kombit amerikanë. Për ta kuptuar atë që amerikanët bënë për ne shqiptarët (pa mohuar sakrificat e vetë shqiptarëve) duhet të kujtoj këtu që ndërhyrja amerikane në Kosovë përbënë një akt të paprecedent ku në emër të respektit të lirisë dhe dinjitetit të njeriut, një institucion ndërkombëtar siç ishte NATO me insistimin e e amrikanëve i hapi luftë një shteti të pashpirt siç ishte Serbia. Dhe nuk ka asnjë interes (nuk përjashtohet mundësia që Amerika të ketë llogaritur interesa në dobi të vetë...) që mund ti ofrohet qeverisë amerikane përveç reagimit në emër të sakrificave të shqiptarëve.

Të mirëpresësh Bushin mos ngjan me servilizëm ?

Kam dëgjuar së fundi (sidomos në diskutimet në forume apo lista) që të mos e theksojmë dhe aq ndihmën e amerikanëve sepse ... veç të tjerash do të duket si servilizëm. Askush nuk kërkon që ne të bëhemi servilë të amerikanëve. As amerikanët vetë nuk do ta donin një “respekt” të tillë. Por shprehja e një ndjenje siç është ajo e respektit dhe dashurisë së shqiptarëve për Amerikën dhe amerikanët, që shqiptarët e kanë treguar dhe e tregojnë për ditë sidomos në një rast si ai i vizitës së Bushit mendoj se është domosdoshmëri. Unë për vehte nuk e mohoj që kam të njëjtin respekt dhe simpati si edhe francezi Alexis de Tocqueville që para rreth dy shekujsh shprehte admirimin e tij për demokracinë amerikane. Pas dy shekujsh pra, demokracia amerikane ësht&eum! ! l; si verërat franceze... edhe më e dashur. Paverësisht se që nga ajo kohë shumë emra janë shkruar në listën e “pronarëve” të Shtëpisë së Bardhë.

Ajet Nuro
Student në ekonomi dhe politikë
Montreal, Kanada

1 comment:

Anonymous said...

Vizita e Bushit ne Shqipni!
Po cfare shteti kemi ne? Kur Garda Kombetare duhet te carmatoset dhe Sigurimi Sekret amerikan i merr punet ne dore, derisa gardistet tone ecin pa arme ne brez..pra se gjoja jan te pa afte te bajne mbrojtejen e president Bushit!
Poashtu disa vit me pare (Berisha ishte ne pushtet) kur premieri Turk erdhi ne Shqipni, e detyroj Berishen ta heqin portretin e Gjergj Kastripiti nga salla.
Deri kur me ke to poshntime. Tash Berisha nuk ngrit zani per malosret e burgosun.Eshte teper i nxene me cue delegacionin shqiptare ne Islamabad e s'ka kohe per nevojat tona! Pse na te jem anatre te shteteve islamike..qe kurr nji te mire se kem pas prej tyne vec mjerim kombetare..na pushtuen 500 vjet, na humben kombin, atdhene, fene, na ndane cope e grime neper ballkane. E cka doni te na bani tjeter more matufe!
Ta pshurrsha at shtet qe kurr nuk bani gja per shqiptaret jasht atdheut e besa as per ata permbrenda kufijve te vet.
Prele Sinishtaj New York