Wednesday, November 14, 2007

Fjalim i kryetarit të komunës në mbledhjen urgjent të Këshillit të Komunës së Tetovës


Te nderuar te pranishëm, te nderuar këshilltarë, te nderuara media, zonja dhe zotërinj.

Me lejoni qe t’ju informoj për ngjarjet qe po ndodhin ne Malësinë e Tetovës, posaçërisht ne fshatin Brodec qe duke dashur qe te kryej obligimin qe kam ndaj jush, njëkohësisht te ndaj shqetësimin e thelle qe kane qytetaret për këto ngjarje. Poashtu, duke vlerësuar se jemi ne një situate te rende e pashe te arsyeshme qe te kërkoj ndihmën tuaj ne këto momente duke konsideruar se te gjithë jemi te zgjedhur drejtpërdrejte nga ana e qytetareve për zgjidhjen e problemeve te tyre, kurse unë kam besim se ju do te jepni maksimumin ne kapërcimin e sa me te shpejte te kësaj situate.

Me date 07 nëntor 2007, rreth orës 6 te mëngjesit nga ana e Ministrisë se Punëve te Brendshme është ndërmarre një aksion për kapjen e te ikurve nga Burgu i Dubraves se Kosovës ne gjithë Malësinë e Sharrit, ne ketë aksion sipas informatave qe kemi ne, kane marre pjese rreth një mije pjesëtare te policisë, operacioni është zhvilluar ne suaza te një lufte te vërtete dhe janë përdorur pothuajse te gjitha llojet e armeve.

Me duhet te njoftoj se për ketë operacion nuk ka qene aspak e informuar komuna as për intervenimin e as edhe për zhvillimin e ngjarjeve. Dje kemi dorëzuar një kërkese deri te spb për te na njoftuar për gjithë atë çka ka ndodhur ne këto fshatra, ndërsa ky i fundit ende nuk na ka dërguar informate për ngjarjet e fundit.

Jemi përpjekur ne vazhdimësi qe te mbajmë kontakte me banoret vendas dhe me këshilltaret qe vijnë nga ato ane me qellim qe te kuptojmë se çka ne te vërtete po ndodh ne fshatrat e Malësisë se Tetovës.

Sipas informatave te grumbulluara, kuptuam se janë rrethuar dhe janë bllokuar te gjitha vendbanimet e Malësisë se Tetovës dhe se ne fshatin Brodec po zhvillohet një lufte e vërtete. Shtetrrethimit dhe terrorit psikologjik nuk i kane shpëtuar as fshatrat tjera te Malësisë si f. Shipkovice, Vice, Sellce, Llace, Xherme, Bozovce, Veshalle, Gajre, Lisec, etj. Shqetësimi ynë ishte dhe vazhdon te mbetet gjendja e përgjithshme e banoreve te këtyre fshatrave sepse ato u ballafaquan me një tmerr duke ngelur ne mes krismave te shkëmbyera ne mes palëve.

Nga ana tjetër duke ditur se shumica e banoreve jetojnë ne gjendje te rende sociale ato shpejt u ballafaquan edhe me mungesa ushqimore dhe ilaçe. Ne vazhdimësi ka pasur kërkesa për t’iu dale ne ndihme banoreve qe kane pasur nevojë dhe nuk është arritur qe te ndihmohen per shkak se nuk kane lejuar forcat e policisë.

Edhe pse Ministria e Punëve te Brendshme operacionin e shpalli si te suksesshëm duke aluduar se asnjë civil nuk është lënduar, për ne kjo mbetet ende enigme sepse deri me tani është manipuluar shume me emrat e te vrarëve, atyre te plagosurve si dhe te arrestuarve, gjithashtu deri me tani ende nuk dihet se nëse këto persona kane qene te përfshire ne konflikt dhe përderisa nuk konfirmohen këto, Komuna e Tetovës do te konsideroje se popullata civile nuk është kursyer.

Gjithashtu një nga vendbanimet siç është fshati Shipkovice qe poashtu është prekur rende gjate këtij operacioni nuk është kursyer nga ana e pjesëtareve te MPB-se dhe me siguri qe edhe ju i keni pare fotografitë qe janë paraqitur nëpërmjet mediave dhe qe këto fotografi flasin shume për ngjarjet.

Përveç asaj qe ka ndodhur këto dite, ne brengosemi edhe për gjendjen e tanishme sepse Ministria e Punëve te Brendshme operacionin e shpalli te përfunduar ne ora 14 te 7 nëntorit ndërsa forcat policore kane mbajtur deri sot ne mëngjes te rrethuara fshatrat e Malësisë duke penguar lëvizjen e lire te qytetareve. Përderisa vazhdon te ekzistoj një terr informativ për veprimet e policisë nga ana e MPB-se ne shprehim dyshimin tone se çka munde te ndodhe ne netët dhe ditët e ardhshme ne këto vendbanime dhe me gjere.

Një delegacion i komunës sot ishte ne fshatin Brodec për tu njoftuar me për se afërmi me ngjarjet dhe situatën e krijuar dhe me ketë rast delegacione vërejti se ndaj këtij vendbanimi është ushtruar force brutale pa bere selektim te caqeve. Vlen te theksohet shqetësimi i madh i banoreve për fatin e personave te arrestuar te çilet aktualisht gjenden neper burgje dhe spitale. Kërkesa e tyre është qe bashkëfshataret e tyre te lirohen sa me shpejt sepse ato nuk kane qene te përfshire ne këto ngjarje dhe se ato janë arrestuar neper strehimoret e fshatit.

Duke konsideruar se gjendja ne Malësinë e Tetovës dhe ne komunën e Tetovës e gjetiu është shume e tensionuar kërkojmë nga te gjithë faktorët relevant e sidomos nga ato ndërkombëtare si SHBA, OSBE, BE dhe organizatat humanitare qe te ndikojnë maksimalisht për normalizimin e situatës dhe te mos lejohet qe këto ngjarje te marrin përmasa me te mëdha.

Këto dhe ngjarjet tjera qe kane ndodhur ne Tetove kohëve te fundit si: vendimi i gjyqit kushtetues qe ne e vlerësuam si vendim politik dhe te dëmshëm, ngjarjet ne fshatin Oder te komunës fqinje si dhe bastisjet ne fshatin Bogovine kane bere qe qytetaret te mos ndjehen te sigurte dhe ajo duket sheshazi. Ne mënyre absolute policia e Tetovës nuk duhet te lejoje qe ne tetove dhe rrethine te ketë te vrare dhe te mos ketë vrasës, prandaj ne kërkojmë qe te zbardhen vrasjet qe kane ndodhur dhe ato te dalin para organeve te drejtësisë si dhe te marrin masa preventive për parandalimin e këtyre akteve.

Te nderuar te pranishëm këto ngjarje ndikojnë negativisht edhe ne mirëqenën e qytetareve, ne zhvillimin ekonomik lokal dhe ne përmirësimin e kushteve për jete me te mire. Andaj kërkoj nga ju qe te jepni kontributin tuaj sublim qe Tetovës ti kthehet siguria dhe ti hapen dyert e perspektives.

Sot te nderuar këshilltarë gjendemi poashtu përpara një sfide tjetër, te cilën besoj se me ndihmën e njëritjetrit do te mundësojmë qe sa me lehte ta kalojmë, sepse, fundi fundit jetojmë ne një qytet dhe duhet qe t’i thyejmë te gjitha barrierat dhe te vendosemi ne mbrojtje te qytetareve tanë pavarësisht se kujt komuniteti i takojnë, ndërsa sot për ne me shume kane nevoje qytetaret shqiptare. E keqja është e keqe dhe kështu duhet te jete për te gjithë. Duhet te punojmë qe tek ne te sundoje e mira dhe ne fund le te dëshirojmë te gjithë qe këto ngjarje te mos përsëriten sepse janë ne dem te gjithëve qe jetojmë dhe veprojmë ne këto hapësira.

Kryetari i Komunës Tetovë
09.11.2007

3 comments:

Anonymous said...

Ligji i ndryshuar hyri ne fuqi, kur vendimi u botua ne Fletoren Zyrtare te Maqedonise. Vendimi i Gjykates Kushtetuese kufizon perdorimin e simboleve kombetare te bashkesive etnike.

Sipas ligjit te ndryshuar, flamuri shqiptar mund te perdoret vetem ne ditet e festave te komunes, pasi aty eshte hequr fjala "gjithmone" dhe kane mbetur vetem fjalet "ne ditet e festave, edhe ne rastet e komunave me popullsi shqiptare". Per pasoje, ne objektet shteterore do te perdoret vetem flamuri i Maqedonise edhe ne rastet e vizitave te delegacioneve te huaja. Vendimi i Gjykates Kushtetuese u mor me 24 tetor, po Fletorja Zyrtare nuk e botoi, pasi ai ishte marre ne prani te kryetarit dhe ish firmosur nga nje anetar i Gjykates pa te drejte firme. Vete kryetari i Gjykates Kushtetuese, Mahmut Jusufi dha doreheqjen pasi votoi kunder ketij ndryshimi te ligjit. Disa dite pas doreheqjes se Jusufit, ne krye te Gjykates Kushtetuese te Maqedonise u zgjodh Trendafil Ivanovski. (News24)

Anonymous said...

The Albanian National Army is reportedly patrolling towns in northern Kosovo, with members of the paramilitary groups claiming the move is meant to prevent a potential Serb incursion.

Conference Organizer said...

A recent ruling by the Macedonian Constitutional Court has heightened ethnic tensions in the country. In its October 25th decision, the court moved to limit the right of Albanian communities to fly the Albanian flag alongside the Macedonian one. Two ethnic Albanian judges on the court promptly resigned in protest.

Constitutional Court President Mahmut Jusufi and Judge Bajram Polozani argued that the ruling was politically motivated. "As president of Macedonia's Constitutional Court, I cannot sign such a decision, and therefore I resign," Jusufi said.

Anger over the issue has been fueled by apparent confusion over what the court actually decided. Initial media reports said minority-dominated communities would no longer be able to fly their flags in front of or inside municipality buildings, government offices or at receptions for domestic and foreign state leaders.

In its official explanation on October 30th, however, the court said this was not entirely accurate.

The court said it had abolished only the provisions that gave priority to the Albanian community over other ethnic groups in the country, and called on the government to decide whether the Albanian flag should be displayed or not.

The statement also said minority flags were banned from display only when international meetings, including sporting events, were being held by the municipalities.

Despite the clarification, the dispute shows no signs of abating. The largest ethnic Albanian party, the Democratic Union for Integration (DUI) has vowed not to accept the ruling and to block any attempt to remove flags.

However, the Democratic Party for Albanians, a member of the governing coalition, says the DUI and the Social Democrats are to blame.

"The structure of the Constitutional Court was created by the Social Democratic Union of Macedonia and DUI. This is their scenario to complicate things in Macedonia and to make chaos and to raise ethnic tensions," the party said.

According to one analyst, the authorities should be in no hurry to implement the court's ruling.

"There are other decisions from the Constitutional Court that are still not implemented. The law should be revised and harmonised with the constitution," Suad Misini said.