Saturday, November 28, 2009

Gezuar 28 Nentorin gjithe shqiptareve kudo qe jane!



KRENARIA NDERSHEKULLORE

Njëzet e tetë Nëntor
irroftë gjerë në pakufi,
është Dita e Flamurit
shumë luftërave që u ka pri.

Krenari ndershekullore
e kishim e do ta kemi,
me te i tregojmë gjithë botës
kush, në të vërtetë na jemi.

Jem’ bijtë e asaj shqipeje
ndër shekuj me gjak të larë,
kurr nuk u gjinjëzuam
prore mbetem krenarë.

Sot flamuri jonë
tjetër mision ka,
të na prij në fitore
mbi projekte të mëdha.

Në çdo njëzet e tetë nëntor
JU këndoni e festoni,
shqipen dykrenare
sa më lartë ta qoni.

Le të valojë e bekuara
si në kohë të Skënderbeut,
forcë e krenarile
t’i sjellë Atdheut.

6 comments:

  1. Anonymous10:24 AM

    Gezuar ditelindjen e Shqiperise te gjitheve kudo qe jane !

    ReplyDelete
  2. Anonymous10:26 AM

    gezuar te gjithe shqiptareve kudo qe jena dhe ju uroj nje bashkim sa me te shpejte dhe paqe

    ReplyDelete
  3. Anonymous10:28 AM

    Happy Independence Day Albania! May this day bring you joy and happiness to realize what an honor it is to be Albanian!!!

    ~Sami

    ReplyDelete
  4. Anonymous10:28 AM

    URIME TE GJITHEVE SHQIPTAREVE FESTEN DHE ME NJE BASHKIM SA ME TE SHPEJTE

    URIME URIME URIME FESTEN E CLIRIMIT TE GJYSMES SE SHQIPERISE

    ReplyDelete
  5. Anonymous10:31 AM

    Illir

    GËZUAR 28 NËNTORIN - DITËN E FLAMURIT !

    Urojmë që Malesia, Ulqini, Plava, Gusi, dhe Tivari të fitojë sa më shpejt Lirinë!

    Urojmë që të vitin tjetër ta festojmë 28 Nëntorin të bashkuar në Shqipërinë Etnike rreth Flamurit tonë Kombëtar.

    Rroftë Flamuri ynë Kombëtar, flamuri i Skënderbeut, flamuri i Ismail Qemalit, flamuri i Adem Jasharit.

    Gëzuar Ditën e Flamurit.

    ReplyDelete
  6. Anonymous10:47 AM

    Shqiptarët nga Itali ju uron Festen e Flamurit, 28 Nëntorin. Kjo ditë që simbolizon lirinë e popullit tonë, së paku një pjese të popullit, dhe është e rëndësishme sepse me atë akt kemi vendosur që e ardhmja e jonë do të jetë në duart tona. Për vite të tëra, kjo nuk ishte e arritur.

    Por, këtë mundësi e kemi sot, si në Shqipëri, edhe në Kosovë, e gjithashtu në Mal të Zi e Maqedoni.

    ITALIA

    ReplyDelete